Rreth nesh

Pasioni për artin, krenaria për të ruajtur traditën, kreativiteti për të krijuar risitë moderne na frymëzuan që në vitin 1998 të themelonim kompaninë Angjo Decor ShPK, e ndërtuar për të krijuar artin e vërtetë në përpunimin e hekurit.

Stafi i specializuar me inxhierë me një përvojë të gjatë në këtë fushë, bashkëpunimi i frutshëm me specialistët e huaj, investimet në teknologjinë më moderne të perpunimit të hekurit, bëjnë të mundur që Angjo Decor të ofrojë një shumllojshmëri produktesh e shërbimesh duke qenë kompania më inovative në rajon në këtë stil të veçantë prodhimi.

Produktet që ne ofrojmë janë të pafundme duke filluar nga dekorime aksesorësh të ndryshëm deri tek konstruksionet e mëdha metalike. Kryesisht shquhemi për prodhimin e produkteve për ambiente të jashtme dhe të brendshme si: porta, kangjella, shkallë, ballkone, rrethim, karrige, tavolina, pasqyra, llambadar, varëse rrobash, mbajtëse lulesh, shandanë qirinjsh, aksesorë të ndryshëm. Ofrojmë modele antike, klasike, moderne dhe luksoze për një arredim perfekt të shtëpisë suaj. Ajo që na dallon nga të tjerët është pikërisht korrektësia në kualitet dhe në kohë. Ju mirëpresim me kënaqësi në ambientet tona për t’ju shërbyer e për t’ju ndihmuar në arredimin e shtëpisë suaj të ëndrrave.

Misioni

Ofrimi i vazhdueshëm i produkteve të cilësisë së lartë.

Vizioni

Të jemi lider në marketin e punimit të hekurit.

Vlerat

Cilësi,Korrektësi, Besueshmëri, Fleksibilitet.